• |
ide | kryesore

6 milionë klikime për 1 ditë, Dua Lipa e para në renditje me “IDGAF”(Video)

Paparazzi, Slider



Kënga e sapopublikuar e Dua Lipës, “IDGAF”, ku flet për konfliktin e brendshëm dhe për dashurinë për veten, ka pasur sukses të menjëhershëm. Vetëm një ditë nga publikimi ka arritur në mbi 6 milionë klikime në “YouTube”, duke u renditur në pesëshen “trending” të videove. Kryesimi i këtij klasifikimi mbahet nga Taylor Swift me “End Game”, në bashkëpunim me Ed Sheeran dhe Future. Në vetëm pak orë, Dua shënoi një shifër rekord, duke u renditur e para në “YouTube” dhe duke u bërë edhe kënga e rekomanduar e momentit. Ishte vetë këngëtarja me origjinë kosovare që e publikoi në faqen e saj në “Instagram”, duke shprehur dhe entuziazmin për suksesin: “S’mund ta besoj. Faleminderit”! Në një tjetër postim, Dua Lipa shkruan: “Videoklipi ”IDGAF” ishte më sfiduesi për t’u xhiruar. Është realizuar në 22 orë. Jam shumë krenare dhe me fat. Ju faleminderit të gjithëve për punën dhe për gjithë dashurinë tuaj. Falënderoj shumë vajzat që morën pjesë në video, që punuan aq fort”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *