• |
ide | kryesore

Ankesa për themeluesin e Wikileaks: Julian Assange nuk lahet, duart i fshin në pantallona

Planet



Personeli i ambasadës së Ekuadorit në Londër është ankuar për sa i përket higjenës personale të Assange që është bërë një motiv shqetësimi për të gjithë ata që punojnë në ndërtesë. Sipas tyre themeluesi i Wikileaks thjesht nuk lahet dhe përdor pantallonat e tij për të fshirë duart. Assange strehohet atu prej p[esë vjetësh dhe higjena e tij personale është në objektivin e shumë ankesave nga ana e personelit. Lajmi raportohet nga Foks News që citon International Business Times. 46 vjecari është strehuar në ambasadën ekuadoriane që në 2012-ën për të shmangur ekstradimin në Sudi.

Dy ditë më parë Ekuadori i dha nënshtësinë dhe i kërkoi Londrës që të njihte statusin e tij diplomatik. Nëse Mbretëria e Bashkuar do të kishte pranuar këtë kërkesë Assange do të ishte i lirë të lëvizte, por ministria e jashtme britanike refuzoi. Dhe në të kaluarën persona të tjerë ishin ankuar rreth higjenës personale të themeluesit të Wikiliks. Një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Daniel Domsheit – Berg, tregon se ai ha me duar dhe më pas i fshinte duart në pantallona. Madje ai thekson se nuk ka parë asnjëherë pantallona aq të pista sa të Assange gjatë gjithë jetës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *