• |
ide | kryesore

E sëmura me tumor bën Ramën “për ujë të ftohtë” në Rrëshen

Lajme, Të fundit

Takimet me popullin, kryeministri Edi Rama i kthen shpesh në situata komike me batutat e tij të zakonshme për gratë në shtëpi, burrat me mustaqe, etj. Kështu nisi takimi edhe me banorët e Rrëshenit derisa fjalën e mori një zonjë e ulur nga fundi i sallës.
Ajo i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik, por aty përballej me vështirësi të shumta. Ajo tha se kërkonte sqarime për mungesën e barnave dhe shërbimit, por askush nga administrata nuk u kthente përgjigje. Sipas saj, të sëmurët me tumor sillën vërdallë me burokraci të pafundme pavarësisht sëmundjes së tyre të rëndë.

“Nga 8 terapi që duhet të marr, kam marrë vetëm 3 dhe nuk jep askush sqarim” – tha zonja me zë të dridhur.

Duke qenë se çështja ishte serioze, Rama ndryshoi tonin e zërit dhe pranoi se e njeh situatën. Kreu i qeverisë tha se qeveria nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të kësaj kategorie pacientësh që shtohen. Rama premtoi një tjetër mënyrë të prokurimit të barnave për këtë pavion. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Maskara pa shpirt! Kur djali vete qe smure e sheroje ne Amerike ! Minimum ka harxhur 300 k$! Pa shpirt njeri ajo zonja max 2 vjet mund te rroje! Zot eshte I madh vonon Po nuk harron

  2. Ju gazetaruca,duhet te beni nami se po riten rastet e te semurve me kancer nga ndotja e ambjentit!Natyra e shkateruar dhe do shkaterohet me sh nga hotel me 5 ose 10 yje,ndertimet e kulla anembane Shqiperise,10 hidrocentrale mbi cdo lume, etc,etc cmeduri anti shteti dhe anti njerezor pafund.Juve si beni dot keto gjera sepse doni dhe ju te keni pallatet e juaja,vilat buze detit,makinat luksoze dhe pse jo nje bank akount jashte vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu