• |
ide | kryesore

Liruan nga burgu Lul Berishën, mbyllen hetimet për 3 gjyqtarët e Apelit Durrës

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimit ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Durrës që urdhëruan në 5 dhjetor 2016 lirimin e Lulzim Berishës. Gjyqtarët Arben Vrioni, Anita Miçi dhe Petrit Çeno si dhe ish-drejtori i burgut të Durrësit Astrit Kote dhe ish-juristi Teodor Labi, janë zhveshur nga akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Mësohet se vendimi për pushimin është marë pak kohë më parë me argumentimin se gjyqtarët nuk kishin kryer vepër penale gjatë dhënies së vendimit për lirimin e të dënuarit me 25 vite burg Lulzim Berisha. Sipas prokurorisë, pa faj janë dhe Astrit Kote dhe Teodor Labi, të cilët kishin kryer përllogaritjen e masës së dënimit të mbetur ndaj të dënuarit Lulzim Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu