• |
ide | kryesore

Tronditet Shkodra/ 8 të plagosur nga atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës

Kryesore, Lajme



Një shpërthimi i fortë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në katin e parë të një ndërtese ku ka selinë shoqata e pakicave serbe në Shkodër. Mësohet se në kohën që ndodhi shpërthimi, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës po zhvillohej një ceremoni për 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Menjëherë sapo është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati ka qenë pikërisht kjo seli. Kujtojmë se ditët e fundit, krerë të pakicave malazeze dhe serbe kanë bërë deklarata të forta për Kosovën, duke thënë se ajo është Serbi. Nga shpërthimi 8 persona mbetën të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Shkodrës. 2 prejt tyre, janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë pas ngjarjes, nisin edhe hetimet e policisë. Nga informacioni praraprak mësohet se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë biznesmeni Lulzim Kulla, i cili është njëri nga 8 të plagosurit. Kulla ka qenë pranë dyqanit të tij në momentin kur ka ndodhur shpërthimi dhe dyshohet se autorët e ngjarjes kanë monitoruar lëvizjet e biznesmenit. Lulzim Kulla është një person i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Nga ana tjetër, deri më tani bëhet me dije se dy personat e tjerë nuk kane lidhje me ngjarjen. Përpos 8 personave të plagosur, janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale përreth dyqanit, si dhe janë dëmtuar disa mjete të parkuara aty pranë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *