• |
ide | kryesore

Bashkim Fino ‘hidhet në sulm’: FSHF mashtron për Shoqatat

Lajme, Të fundit



Nga Bashkim Fino

Mashtrimi që FSHF i bëri publikut për Shoqatat

Pas njoftimit se FSHF do reagonte për çështjen e “Shoqatave Fantazmë”, prisja një deklaratë të ndershme dhe një falje për të gjithe falsifikimin dhe abuzimin e bërë deri tani. Por, në mënyrë shqetësuese për pastërtinë e futbollit, reagimi ishte kamuflues për falsifikimet që janë kryer nga Komiteti Ekzekutiv.

– Pas denoncimit të faktuar që 8 Shoqatat Rajonale nuk janë regjistruar në gjykatë dhe janë propozuar nga Komiteti Ekzekutiv në Asamble pa asnjë dokument, FSHF nuk pati asnjë argument mbrojtës. Opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se Shoqatat janë të pa regjistruara.

– Nga FSHF, nuk u paraqit asnjë dokument, prej atyre që duhet të ishin dorëzuar në FSHF prej këtyre Shoqatave.

– Sa i përket pretendimit se përfaqësuesit e këtyre Shoqatave janë figura të nderuara të futbollit, kjo gjë konstantohet pjesërisht. Disa janë figura të nderuara që janë keqpërdorur dhe që do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim. Por, ka edhe përfaqësues Shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

– Mbi pretendimin se këto Shoqata ushtrojnë aktivitetin prej 20 vitesh, i kujtojmë FSHF-së që të mos i ngatërrojë këtë Shoqata me Zyrat Rajonale, të cilat i ka pjesë të strukturës së saj dhe emërohen nga Federata. Janë dy organizime krejt të ndryshme.

– Së fundmi, duke qenë se FSHF këmbëngul se këto Shoqata nuk janë fantazmë, por kanë aktivitet prej 20 vitesh, lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Këto Shoqata u faktuan se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!



2 Comments

  1. Ne mos shooqatat bashkite eblera te bejne pune mo BAC. Mos o mprih shume se te ka konsumuar politika, e me ate opinion nuk besoj se mund te jeshe i afte qe te drejtosh sportet. Coje deri ne fund urdherin e partise se je besnik porper kryetar te federateszorr se ta mbushmendjen e syrin,Me mre do kish qene per kanditature kryetari tend, por nuk ka problem prape partia do ju drejtoje.Lum ne qe ju kemi.

  2. Eeeeeemor B.Q Toronto Kanada me zyre ne FSHF Sa more nga Don Duka????Ja vlejti shuma te pakten haaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *