• |
ide | kryesore

Gjermani/ Kritika brenda SPD-së për marrëveshjen me Merkel

Planet



Disa zyrtarë të lartë social-demokratë gjermanë kritikuan sot projekt-marrëveshjen për formimin e qeverisë thuajse të arritur me konservatorët e Angela Merkel, një javë përpara kongresit vendimtar të partisë së tyre (SPD) në lidhje këtë marrëveshje. 

 

Skica e marrëveshjes që do ti mundësojë Gjermanisë daljen nga ngërçi politik disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare u negociua dhe u miratua të premten nga kryesia e SPD-së dhe demokrato-kristianët e CDU-së dhe të CSU-së.

Por një kongres i delegatëve të SPD duhet të japë verdiktin më 21 janar për të provuar në parim këtë marrëveshje apo në të kundërt për ta bërë të pavlefshme, që do të rigjyste në pasiguri ekonominë e parë evropiane.

Dhe deklaratat më të fundit konfirmojnë se asgjë nuk është arritur brenda strukturave të brendshme të partisë social-demokrate.

Kryebashkiaku i Berlinit i SPD-së, Michael Müller u shpreh mjaft kritik ndaj idesë së një koalicioni të ri mes forcës së tij politike dhe qendrës së djathtë të kancelares, në një intervistë dhënë për “Tagesspiegel”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *