• |
ide | kryesore

Pengu i nënës së Elisa Dushkut, heshti për përdhunimin e të bijës 12 vjeç

Lajme, Të fundit

Rrëfimi i Elisa Dushkut se ishte përdhunuar në moshën 12 vjeçare nga një koordinator i dublantëve, Joel Kraner është shoqëruar me mijëra komente në faqen e saj në Facebook. Por duke lexuar rrëfimin e saj, shumë prej komentuesve kanë akuzuar familjarët e Elisës për mosreagimin.

Komentet kanë qenë negative në veçanti për nënën e saj, pasi Eliza i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur por nuk kishte marrë asnjë ndihmë.

Në përgjigje të njerëzve që e akuzojnë, nëna e saj Judith shkruan se është penduar por nuk ka pasur forcën të reagojë:

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

Judith i kthen përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se në një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të ndodhte:

“Falenderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.”©Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu