• |
ide | kryesore

Prishja me Metën/ Rama nuk i druhet më miqësisë me Tom Doshin (FOTO)

Lajme, Të fundit



Edi Rama dhe Tom Doshi e kanë zgjidhur me kohë mosmarrëveshjen që u krijua pas skenarit të pretenduar për vrasjen e deputetit të Shkodrës nga Ilir Meta.

Në atë kohë, Tom Doshi u largua me mllef jo thjesht nga mazhoranca por edhe nga miqësia me Edi Ramën.

Pavarësisht se të dy u pajtuan shpejt, kryeministri nuk doli asnjëherë publikisht përkrah Doshit. Për 4 vjet ai ishte në koalicion me Ilir Metën dhe miqësia e hapur me Doshin do të mërziste Ilir Metën. Tani që presidentit nuk ia ka nevojën, Rama është çliruar edhe nga kujdesi për t’u takuar me Tom Doshin.

Panorama e ka fotografuar deputetin duke dalë nga kryeministria, ku sigurisht Tom Doshi do të jetë takuar me Edi Ramën.



1 Comment

  1. sa ndahen muti nga shurra ne qenefin negjmije aq ndahet rama nga kriminelet.qelbesir stalini ka lindir coftir ruqi e spartak drakulla braho ngelet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *