• |
ide | kryesore

Basha zbulon skemën: Si po i shpëtojnë drejtësisë Tahiri, Shullazi e Frroku

Lajme, Të fundit



Me tone të ashpra, Lulzim Basha deklaroi se kapja e organit të akuzës nga Edi Rama është paralajmëruar më herët nga opozita. Ai renditi të paktën katër akte që janë, sipas Bashës, anti-kushtetuese.

Basha e nisi me Saimir Tahirin, Mark Frrokun, grupin e ‘Xibrakës’, Emiljano Shullazin, por shtoi edhe ngjarjet e ditëve të fundit si sulmi me bombë në Shkodër, vrasja në Tiranë dhe së fundmi vjedhja e bankës.

 “Saimir Tahiri kreu krimin kushtetues. Kapi Prokurorinë. Njeriu që uzurpon dhe që po luan teatrin e kukullave është Kryeprokurori i Përgjithshëm. Kjo u paralajmërua nga opozita. Kjo është rruga e aleancës  me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Është rruga e mbrojtjes dhe mbajtjes e krimit. Dhe e vetmja mënyrë për të garantuar këtë pushtet dhe paprekshmërinë e kriminelëve është kapja e institucioneve. Autokratët kanë vetëm një rrugë, antikushtetueshmërinë

Qëllimet e kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm janë të qarta dhe evidente. Edhe më kritikët i kanë para syve të tyre kryerjen e akteve kriminale të bëra nga Kryeprokurori i Përgjithshëm. Pas zgjedhjes së Kryeprokurorit, Saimir Tahirit iu hoq pezullimi i mjeteve të identifikimit. U lirua biznesmeni që u kap me 863 milionë euro dhe me patentat e Tahirit në makinë.” – u shpreh Basha.

“Frrokut dhe grupit Xibraka, ku ka të dhëna të forta për përfshirjen e familjarëve të kryeministrit, iu ulën dënimet.

Hetimet për Shullazin kanë marrë kthesë të forta. Sot prokuroria njoftoi refuzimin e hetimit për pengimin e deputetëve të opozitës në 18 dhjetor. Sot ka ndodhur një grabitje në mes të Tiranës, dje një vrasje, po ashtu edhe një para pak ditësh, eksplozivi është bërë i përditshëm.

Qeveria shkel kushtetutën për të mbrojtur peshqit e mëdhenj dhe pengon krijimin e KLP. Qeveria ka qëllim që SPAK, ti përkasë kryeministrit dhe bandës që i ka dalë për zot dhe e mbron në cdo akt. Në kundërshtojmë dhe u bëjmë thirrje njerëzve që të mos vendosin krimin mbi Shqipërinë” deklaroi Basha. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *