• |
ide | kryesore

Berisha merr në mbrojtje gazetarët: Të miratojmë rezolutën ‘llum-kazan’ kundër Ramës

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur sot në Kuvend ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, për sulmet e shpeshta të këtij të fundit ndaj gazetarëve. Në mënyrë të veçantë Berisha iu referua etiketimit të Ramës ndaj mediave si ‘kazan’. Për këtë ai propozoi miratimin e një rezolute të quajtur ‘Rezoluta llum-kazan’, përmes së cilës të denoncojë fyrjet e kryeministrit ndaj gazetarëve. Më tej Berisha denoncoi edhe presionet dhe gjobën ndaj një gazetareje të TVSH-së. Sipas tij, asaj i është vendosur gjobë vetëm sepse ka përmendur emrin e Olsi Ramës si të implikuar në laboratorin e drogës në Xibrakë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *