• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e grabitësit të filialit të postës brenda Hipotekës së Tiranës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dalin pamjet e grabitjes së  filialit të postës dhe bankës së nivelit të dytë brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë, ngjarje e ndodhur sot në mesditë.  Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë duket grabitësi, një djalë i ri rreth 25-vjeç i veshur me të zeza, me kapuç, kapele me strehë dhe i armatosur, teksa largohet nga Hipoteka. Autori në pamjet e siguruara nga Report Tv duket teksa largohet me vrap pasi ka marrë paratë, ndërsa pak metra larg Hipotekës së Tiranës kërcënoi me pistoletë një polic të rrugores.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit mesditën e sotme, ndërsa shuma që ka marrë ka qenë e konsiderueshme.

Duke mbajtur në dorë një pistoletë, grabitësi iu kërkoi punonjësve të mos lëvizin nga vendi. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të shumtë, që po kryejnë verifikimet dhe po marrin shenjat e gishtave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *