• |
ide | kryesore

Dy të vrarë në Vlorë, atentatori sapo ishte kthyer nga Franca (VIDEO)

Kryesore, Lajme



Krimi i dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë nuk është një ngjarje e nisur pas një sherri banal mes viktimave sikundër u raportua nga mediat në momentet  e para, por një atentat i pastër. Burime të Lapsi.al thonë se Artion Shehaj, 33 vjeç, ka hyrë në lokalin e fshatit Gjormë ku po pinte kafe shtetasi Mariglen Mema, 35 vjeç dhe ka qëlluar direkt me armë ndaj tij.

Më pas ai është larguar për në shtëpinë e xhaxhait të tij, ku dyshohet se në kushte paniku, ka bërë edhe vetëvrasje. Artion Shehaj ishte kthyer nga Franca tre ditë më parë. Në Francë ai rezulton i dënuar për vjedhje. Ndërkohë Mareglen Mema është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Policia e Vlorës ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen, pa treguar më shumë detaje mbi motivet e këtij krimi.

“Në fshatin Gjormë  në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas  është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten  në banesën e xhaxhait të tij,  ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë. Lapsi.al sjell më poshtë video ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

©LAPSI.al 

(Nje prej viktimave, Mariglen Mema)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *