• |
ide | kryesore

DETAJET/ E dashura dërgoi Emiliano Boçin në spital, 32 vjeçari ndërroi jetë rrugës

Lajme, Të fundit



Emiljano Boçi sapo kishte dalë nga një restorant në rrugën “Shefqet Musaraj” në Tiranë bashkë me të dashurën dhe shokun e tij Melvi Disha, kur u qëllua me silenciator.

Ishte e dashura e tij që njoftoi policinë për atentatin, ndërsa transportonte të dy djemtë e plagosur për në spital.
Nga ato që vajza tregoi në polici mendohet se atentatori ka qëlluar nga pas mjetit Range Rover ku ishin futur të rinjtë. Plumbat kanë qëlluar

Emiljano Boçin, që ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa plagosën shokun e tij Melvi Disha. Dyshohet se vrasësi ka qenë duke pritur që viktima të dilte nga restoranti për ta qëlluar sapo ai ka hyrë në makinë.

Emiljano Boçi ishte kthyer nga Gjermania para 3 javësh, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *