• |
ide | kryesore

“E hëna blu”/ Sot ishte dita më e trishtuar e vitit

Stil



E hënë, 15 janar. E njohur edhe si “e hëna blu” është dita më e trishtuar e vitit. Origjina e këtij përkufizimi u bë gati një dekadë më parë nga psikologu britanik, Cliff Arnall që shpjegoi përsenë e “ditës më të trishtuar të vitit”.

Ai llogariti kushtet metereologjike, ditën e shkurtër, festat tashmë pas krahëve, ndjenjën e fajit për shpenzimet e shumta, shtimin në peshë për shkak të konsumit të shtuar dhe rinisjen e punës. Në Britaninë e Madhe kjo është marrë seriozisht duke numëruar mungesat e shumta në detyrë.

Sa i takon ditës më të lumtur të vitit duhet pritur qershori. I njëjti analist ka vlerësuar si “ditën më të lumtur” një mes 21 dhe 24 qershor. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *