• |
ide | kryesore

Faktet/ Si gënjeu Rama për vendimin e Strasburgut mbi pallatin e Vlorës

Lajme, Të fundit



“Do ta bëja 1000 herë po të kthehesha 1000 herë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama i pyetur në studion e Ilva Tares për gjobën 13 milionë euro që i vendosi qeverisë shqiptare Gjykata e të drejtave të Njeriut në Strazburg lidhur me shembjen e kompleksit “Jon” në Vlorë.

“Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin, por shifrën. Gjykata nuk ka konstatuar paligjshmëri të veprimit, thjesht ka marrë një ankim me pretendimin se shuma e dhënë nga qeveria është shumë e ulët dhe duhet një shumë më e lartë. Kjo është ajo që ka bërë gjykata” – tha Rama.

Por kjo nuk është e vërtetë.

Vendimi Gjykatës së Strazburgut është publikuar në portalin e saj (lexo këtu) ku thuhet qartë se shembja e këtij objekti u bë në shkelje të të drejtave të njeriut. Gjykata vëren se përveç kompensimit të padrejtë ka edhe një sërë shkeljesh të tjera të bëra nga qeveria.
Në vendimin e saj gjykata ka argumentuar se shkatërrimi i pronës së banorëve është bërë pa pasur bazën ligjore dhe në kundërshtim me ligjin në një shoqëri demokratike. Gjykata thotë nuk janë respektuar të drejtat themelore të granatuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Strasburgu shkruan se banorët edhe pse kanë fituar të drejtën e kompensimit në vlerën 11.6 milion euro në gjykatën administrative, ata ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin. Një tjetër pikë e vendimit është rrethimi i paligjshëm i pronës së tyre nga policia dhe pengimi i banorëve për të hyrë në banesa. Gjykata thotë se banorët duhet të dëmshpërblehen edhe për shqetësimin e krijuar. /lapsi.al/

Pjese nga vendimi i Gjykates se Strasburgut



5 Comments

  1. Ka dashur te beje show kur mori fuqine, por shown po e sheh mire nga Strasburgu ai me fatura marramendese. Ashtu si soji i vet komunist, respektin per pronen e ka zero. Jo me kot i perleu ndertesat gjithe ngjyra jevgjish sa pati mundesi.

  2. Ky k.k,k-ja, nuk mund te thote te verteten, e ka te veshtire…….. e verteta kete palo k.k.k e vret! jJu tremb siç duket abreviacioni i k.k.k vriteni pak menjen! Sa per ate qe komentoj shume me ritem, faeminderit qe preokupoheni per mua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *