• |
ide | kryesore

Greqia paralizohet nga greva e sindikatave, në Shqipëri protestat i bëjnë partitë

Lajme, Të fundit



Këtë të hënë, Greqia do të jetë e paralizuar nga një grevë e 24 orëshe, që organizohet nga dy unionet më të mëdha sindikale në vend, që përfshijnë punonjësit e sektorit publik dhe të atij privat.

Asnjë nga mjetet e transportit nuk do të funksionojë, gjë që pritet të shkaktojë një kaos në Athinë.

Në grevë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror. Fluturimet e linjave të brendshme nuk do të kryhen sot, ndërsa do të ketë ndryshime orari për dhjetra linja të tjera, përfshirë ato ndërkombëtare.

Greva bëhet kundër vendimit të parlamenti grek që voton paketën e masave të reja shtrënguese, si kusht për çlirimin e kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit.

Në vendin fqinj kjo është greva e dytë që bëhet në pak ditë.

Në Shqipëri, sindikatat janë krejtësisht të paafta të organizojnë greva të tilla, megjithëse kushtet e punëtorëve janë në limitin e mbijetesës.

Protestat zakonisht organizohen kur punëtorët janë nëpërkëmbur deri në pikën, që nuk paguhen prej muajsh dhe kanë humbur çdo shpresë. Madje për t’i joshur investitorët e huaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me një ironi të hidhur, mburret për mungesën e sindikatave.

Gjithsesi protestat e organizuara nga partitë politike nuk mungojnë çdo vit. Interesant është fakti se partitë që organizojnë protesta kanë një përfaqësim të kënaqshëm në parlament.



1 Comment

  1. vetem kaq pak te kuptoni ju te paret mediat te bente gaf te quante mediat ne greqi kazan cipras do te linte karigen e kryeministris per 2 sekonda pasi te kish nxjer nga goja kete leks kazan po fatkeqtsish te ne as gje nuk ben pershtypje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *