• |
ide | kryesore

Hollywood vazhdon të trondisë tani me diskriminim gjinor

Paparazzi, Slider



Lajmi se aktori Mark Wahlberg ishte paguar me 1.5 milion dollarë për të rixhiruar disa skena në filmin “All the money in the world”, kur Christofer Plummer zëvendësoi Kevin Spaceyn në vazhdën e skandalit seksual, bëri bujë pak ditë më parë.

Ajo që tronditi opinionin ishte diferenca e pagesës mes aktorit dhe Michelle Williamsit, gjithashtu protagoniste e filmit të Ridley Scottit, transmeton tch. Për punën shtesë Williams ka marrë vetëm 80 dollarë në orë për një total prej 1 mijë dollarësh.

Pas shpërthimit të polemikave për diskriminim gjinor në Hollywood, Wahlberg njoftoi ne profilin e tij në Twitter se të gjitha paratë që siguroi për rikthimin në sheshxhirim, pra 1.5 milionë dollarë do të shkonin për “Times Up”, shoqatë e themeluar për mbrojtjen e viktimave të abuzimeve seksuale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *