• |
ide | kryesore

I deportuar nga Kroacia, arrestohet në Rinas i shumëkërkuari për vrasje 

Lajme, Të fundit



Policia Kufitare në Rinas ka arrestuar sot një të kërkuar ndërkombëtar për vrasje. Ai është Alfred Rrasa, 22 vjeç, nga Shkodra, që ishte kthyer si i deportuar nga autoritetet kroate.

Nisur nga dyshimet pas krahasimit të fotove me personin dhe shpjegimeve konfuze që jepte, rezultoi se ishte shtetasi Alfred Rrasa, ndërsa të dhënat në dokumentin e kalimit ishin të vëllait të tij.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, me vendim të datës 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Pritet që i riu të përballet me dënimin “Burgim i përjetshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *