• |
ide | kryesore

Ish-futbollisti gjendet i vdekur pranë banesës në Sarandë, dyshimet e para të policisë

Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka dhënë informacion për trupin e pajetë që u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në trotuar, poshtë pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ndërsa sipas policisë viktima është Leonard Qesari, 61 vjeç.

Ai ishte punonjës i bashkisë dhe ish- futbollist. Sipas policisë, dyshohet se 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë dhe ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.

Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *