• |
ide | kryesore

Ish-kryeministri i Kosovës niset për kurim në Gjermani, në gjendje të rëndë shëndetësore

Lajme, Të fundit
isamustafa_18.jpg



Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është dërguar për mjekim në Gjermani, pas problemeve me shëndetin. Fluturimin e avionit me të cilin ndodhet Mustafa e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të aeroportit të Prishtinës. Ish-kryeministri është shoqëruar nga vëllai i tij dhe djali. Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa do t’i duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi në Spitalin Amerikën në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze se një grip i zakonshëm sezonal. Ish-kryeministri nuk është në rrezik jete, mirëpo për shkak të trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar. Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë disa muaj.

Sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *