• |
ide | kryesore

Jonida Shehu flet për largimin nga Topi, ‘Nuk desha të largohesha’

F1, Paparazzi



Pak javë më parë Jonida Shehu u komentua gjatë për largimin e saj të menjëhershëm nga Top Channel. Sot ajo ka qenë e ftuar në “Kush vjen për drekë” në Tv Klan kur ndër të tjera ka folur edhe për ngjarjen. Ka rreth 2 muaj që ajo nuk është më pjesë e ekranit. Arjola e ka pyetur Jonidën nëse është penduar për largimin e saj por ajo është shprehur se nuk kishte zgjidhje tjetër. “Jo, nuk jam penduar. Do doja të mos isha larguar, por s’kisha zgjidhje tjetër”.
Përsa i përket rikthimit në një televizion, Shehu është shprehur se shumë shpejt do të shfaqet me një emision. “Të qartë kam që do bëj patjetër diçka që më pëlqen. Sigurisht që të përmbushë kushtet e mia, por edhe unë të përshtatem me kushtet e punës. Kanë kaluar vetëm 2 muaj, është ende herët”,-u shpreh Jonida.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *