• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i përkohshëm/ Vasili: Kërkojmë proces të ri, të zgjidhet një figurë me integritet

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka folur lidhur me nismën e përbashkët ligjore të opozitës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Në një deklaratë të përbashkët pas mbledhjes së grupit, deputeti Vasili thotë se opozita përmes nismës së përbashkët kërkon një proces të ri për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Vasili theksoi se duhet të zgjidhjet një Kryeprokuror me integritet, dhe që të jetë i paanshëm.
Me rëndësi sipas tij, është që figura që do zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm të ketë kaluar vettingun.

“Grupi parlamentar mori në shqyrtim nismën e përbashkët të opozitës, të hartuar nga një grup po i përbashkët, lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që ne përgatitëm për të ndryshuar procesin tepër të rëndë të zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm. Akti i 18 dhjetorit ishte një akt i rëndë ndaj reformës në drejtësi. Një proces në shkelje të plotë të ligjit, përbën një atentat të vërtetë për reformën.

Ndaj opozita me përgjegjshmërinë për ta mbrojtur reformën në drejtësi, për t’i dhënë asaj rrugëtimin normal, duke lënë pas drejtësinë e kaluar, kërkojmë që zgjidhja të jetë vetëm kushtetuese. Pra të zhvillohet një proces i ri, të zgjidhet një Kryeprokuror i përkohshëm me integritet, të mos jetë as i mazhorancës as i opozitës, dhe të ketë kryer vettingun.

Ne kërkojmë që t’i thuhet ndal rrëmbimit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri Rama”, u shpreh deputeti i LSI, Petrit Vasili.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *