Këtë herë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duket se duan ta ruajnë sa më private jetën e tyre. Madje jo pak herë është hamendësuar se çifti janë martuar në fshehtësi por kjo nuk arrihej të vërtetohej. Megjithatë, kjo pyetje vazhdon të bëhet ende. ‘ A janë martuar Miley dhe Liam’? Ata të dy ndodhen prej disa ditësh në Australi ku edhe festuan ndërrimin e viteve. Madje sipas ‘DailyMail’, çifti atje ka organizuar një ceremoni private, larg syve kureshtarë.
“Byron Bay është një vend kaq special për ta, kështu që u pa si i duhuri. Aty ata kuptuan që s’jetonin dot pa njëri- tjetrin dhe vendosën ta çonin marrëdhënien e tyre drejt një stadi tjetër” u shpreh një burim i afërt me çiftin.