• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare Dolores O’Rordan

F1, Paparazzi



Dolores O’Riordan, këngëtarja kryesore me grupin multi-platin “The Cranberries” ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga një prej përfaqësuesve të këngëtares, por ende nuk është bërë e ditur arsyeja e vdekjes. O’Riordan, kishte anuluar një koncert me grupin e ribashkuar “The Cranberries” për një problem të shfaqur, ishte kthyer në Londër për një rregjistrim.

Në deklaratën e mbajtur u tha se vdekja ishte e papritur. Përfaqësuesi i saj shtoj gjithashtu se  pjesëtarët e familjes janë të shkatërruar nga ky lajm I paritur dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë.

Në një deklaratë të policisë metropolitane u konfirmua se trupi I O’Riordan ishte gjetur në hotelin “Park Lane:“Në këtë fazë të parë, vdekja e saj po trajtohet si e pashpjegueshme” u tha në fjalim nga policia.

Presidenti Irlanez Michael D Higgins tha se kishte dëgjuar për lamin dhe se ishte nga ato më të trishtit duke thënë: “Për të gjithë ato që kanë dëgjuar dhe ndjekur muzikën irlandeze, këngëtarët irlandez, vdekja e saj është një humbje e madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *