• |
ide | kryesore

Njerëzit kundër “H&M”, mbyllen 17 dyqane (Video)

Paparazzi, Slider



Gjigandi i modës së masës, H&M, ka mbyllur përkohësisht të gjitha dyqanet e tij në Afrikën e Jugut të shtunën, më 13 janar, pasi protestuesit shkatërruan disa prej tyre.
Demonstratat erdhën si reagim ndaj imazhit të markës të një fëmije me ngjyrë, që mbante një bluzë me sloganin: “Majmuni më i bukur në xhungël”.
Videot dhe foto në rrjetet sociale tregojnë sesi njerëzit brenda dhe jashtë dyqaneve në Afrikën e Jugut, protestojnë duke hedhur poshtë manekinët dhe varëset e rrobave. Demonstruesit ishin pjesë e lëvizjes Luftëtarët e Lirisë Ekonomike të Afrikës së Jugut. Menjëherë pas incidenteve, H&M njoftoi në një deklaratë se, “për sigurinë e punonjësve dhe klientëve tanë ne kemi mbyllur përkohësisht të gjitha dyqanet në atë zonë”. H&M aktualisht ka 17 dyqane në Afrikën e Jugut. “Asnjë nga stafi apo klientët tanë nuk është lënduar. Vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe do të hapim dyqanet sapo situata të jetë e sigurt përsëri. Ne besojmë se racizmi dhe paragjykimet në çdo formë, të qëllimshme apo aksidentale, janë thjesht të papranueshme. Theksojmë se stafi ynë i mrekullueshëm i dyqanit nuk kishte të bënte fare me produktin dhe imazhin të gjykuar në mënyrën e gabuar”, thuhet në deklaratën e H&M. Ish-bashkëpunëtorët e markës, Weeknd dhe G-Eazy, shkëputën lidhjet me markën suedeze. Më 9 janar, H&M publikoi një falje zyrtare në llogarinë e tij në Instagram dhe më 11 janar, njoftoi se bluza do të riciklohet. Ndërsa nëna e vogëlushit u shpreh se njerëzit duhet ta kalojnë këtë situatë pasi po ekzagjerohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *