Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e parë parlamentare e këtij viti. Ndërkohë që para fillimitë kësaj seance PD ka mbledhur grupin parlamentar. Mësohet se grupi i PD kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të kthehet në ligjshmëri, pasi ky i fundit nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime, sipas PD.
“Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime. Mazhoranca po kap drejtësinë. Sa i është kthyer pasaporta e Tahirit, Orest Sota u lirua nga burgu. Po mbyllet çështja Xibraka”, – thuhet në një dokument të firmosur nga demokratët, i cili do të lexohet sot në seancë parlamentare.
Po ashtu, grupi parlament i PD ka firmosur kërkesë për kthimin e Kuvendit në ligjshmëri. Sipas tyre, është shkelur rregullorja, ndërsa Gramoz Ruçi duhet të largohet nga Kuvendi.
“Është shkelur rregullorja, janë falsifikuar votat, Gramoz Ruçi të largohet nga drejtimi i Kuvendit. Është dhunuar e drejta e opozitës për të folur.” – thuhet në dokument.