• |
ide | kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për largimin e Arta Markut duke ndryshuar Kushtetutën

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike nisi mbledhjen e firmave për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas propozimit të Partisë Demokratike, Arta Marku shkarkohet menjëherë sapo të votohet amendamenti i propozuar nga opozita.

Ndryshe nga procedura që u ndoq me Arta Markun, opozita kërkon që një listë kandidtësh për Kryeprokurorë të Përkohshëm të propozohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas PD-së, Prokurori i ri i Përkohshëm duhet të zgjidhet me 3/5 e votave dhe nëse nuk arrihet konsensus të zgjidhet kandidati i parë i renditur në listë nga Gjykata Kushtetuese.

Propozimi i Partisë Demokratike zhbën të gjithë procedurën me të cilën u zgjodh Arta Marku, e cila u propozua dhe u votua nga Partia Socialiste.

Nuk dihet nëse opozita do të bëhet pjesë e procedurave që vazhdojnë për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm apo do t’i bojkotojë ato deri në arritjen e konsensusit me mazhorancën.



1 Comment

  1. Njerez pa ide e pa vizion vetem te pd gjen. Kaq te veshtir e kan te gjejn nje kauz, mijra halle ka populli keta duan firma kjo eshte kauza. Kjo nuk eshte halli i popullit po halli i tyre. Hall i madh u ka ren mbi kok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *