• |
ide | kryesore

Policia pezullon shefin që bënte pazare për kokainën

Lajme, Të fundit



Pas transmetimit të video-përgjimit të “Fiks Fare”, ku duket se punonjësi i policisë, Julian Balliu është implikuar në një tentativë për trafik droge, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Brendshme.

Njoftohet se Balliu, me urdhër të drejtorit të komanduar të policisë, Rebani Jaupi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedimi disiplinor.

Pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundim të hetimeve.

Reagim i Ministrisë së Brendshme:

Pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ ne Top Channel, ku dyshohet implikimi i punonjësit te Policisë së Shtetit Julian Balliu ne nje tentative per trafik e shitje narkotikesh, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj tij.

Gjithashtu, me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyre oficer i Policise se Qarkullimit Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes.

Strukturat e SHÇBA jane duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të mundshëm të implikimit të punonjësve të Policisë në veprimtari të tilla kriminale apo korruptive.



2 Comments

  1. 2 lajme me siper ishte se arrestohet nje efekti i rrugores se kishte marre 5000 leke.
    Pra per 5 mije leke arrestohesh ndersa per pazare dhe trafik droge pezullohesh haaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *