• |
ide | kryesore

Putin barazon komunizmin me krishtërimin

Planet



Vladimir Putin nuk sheh dallime mes ideologjisë komuniste dhe fesë së krishterë. Presidenti rus foli në një intervistë për një dokumentar të transmetuar nga kanali televiziv rus Rusia 1, për manastirin shekullor të Valamit, simbol i ortodoksisë ruse e finlandeze, i shkatërruar gjatë periudhës së komunizmit.

“Ideologjia komuniste është shumë e ngjashme me Krishterimin. Liria, barazia, vëllazëria, drejtësia… gjithçka që shkruhet në Shkrimet e Shenjta është edhe aty. Kodi moral për ndërtimin e komunizmit? Kjo është më e bukura! Është një fragment primitiv nga Bibla. Nuk ka asgjë të re të shpikur”.

Leninin e konsideron të barazvlefshëm me shenjtorët e fesë së krishterë.

Vladimir Putin, president i Rusisë: “Lenini u vendos në një mauzole. Çfarë ndryshimi ka kjo traditë nga reliket e shenjtorëve të krishterë? Nëse nuk e besoni, shkoni në malin Atos dhe hidhini një vështrim relikeve të shenjtorëve atje dhe krahasojini me ato që kemi këtu”.

Putin i referohet balsamosjes së kufomës së ish-udhëheqësit sovjetik Vladimir Iliç Lenin, i cili pas vdekjes në 1924-ën u vendos në mauzole në Moskë. Kulti i tij u bë pjesë e ideologjisë sovjetike.

Duke qenë se traditat janë të thuajse të njëjta, Putin le të kuptohet se kjo ka qenë edhe arsyeja pse komunizmi zëvendësoi shumë shpejt krishterimin në shoqërinë ruse. Shefi i Kremlinit tha se besimi e ka shoqëruar popullin rus në çdo kohë, duke e bërë më të fortë. /klan



1 Comment

  1. krishterimin dhe komunizmin po i barazojne me nje ,ide e bukur e putinit ,por ju kujtoj jo te panjohura por te njohurat qe gjith librat e shejte kan zbritur nga zoti botnave nga ungjilli deri tek kurani famelarte permblellja e shpalljeve ,dhe gjitha fillojne me fjalen bismilahi rrahmeni rrahimi ,[ qe do thot me emrin e meshiruesit meshirberesit, kuranit nuk i eshte levizur pik as presje ,nese dhe te tjeret nxjerrin ne shesh tamam ate cfar ka shpallur i malli zot bota meson te verteten ,dhe vlersojn ralitetin ndajn problemet dhe pranojne orientimin dhe binden qe njeriu duke u mbeshtetur tek vetjadhe vlersuar vetveten mbetet nen pushtetin e egos dhe parase duke sjellur ne skene vetveten sa tani barazojne krishterimin me idologjit komunizmin apo kuptojne qe edhe librat e shenje i ndryshuan ,sepse fjala zotit mallerishem eshte ligje ligj ne leter dhe ligj ne veper krijim dhe krijesa ne gjallerin e jetes paqen ekujlibrat sukseset zhvillimin vlerat gjallerin unitetin dobit miresine fjala zotit te binde ne cdo pikpamje kurese fjala robit ka qellim interesat e egos dhe pushtetit parase ,keta kushdo mund ti dallojne ,lehte se fjala robit nuk gjindet ne kuptimin hyjnore shkencore dhe praktik persa i perket suksesit dobive ,zgjilljeve sukseseve shpetimit lumturise dhe begatise njerzore, me plot bindje them qe cdo gje qe krijoj i malli zot se krijoj pa qellim por dhe cdo shpallje qe shpalli i malli zot e dergoj si ullzim dhe meshire per ne nese shpalljet perpara kuranit kan ruajtur autetitetin e vet,pa u ndryshuar ,vetem ashtu sic zoti e shpalli ,sic eshte ruajtur kurani famelarte qe tashme eshte i vertetuar ne cdo pikpamje ,dhe ne si njerez nuk kemi te drejte te barazojme fjalen e zotit me deshirat apo interesat tona por fjalen e zotit ta respektojme dhe shohim veprat tona permes tyre rregullohemi ndryshojme dhe perfitojme dobi shprese paqe shpetim kjo eshte esenca me pajtimin tone rreth shpalljeve ligjeve te zotit neve mbesim gjith vellezer kurse nesaje te egos pushtetit dhe parase interesit pazareve korrupsionit neve vihemi ne gare gjith te armiqesuar njeri me tjetrin sepse ne mes qendron interesi,a nuk eshte me e mire dashuria per njeritjetrin se sa urrejtja paqa sesa lufta drejtesia sesa padrejtesia zgjillja sesa problemi dobia sesa demi fitorja sesa humbja ne fakt te gjith per vete duam te miren drejten bukuren lehten drejtesin hakun vleren cilesin besen sinqeritetin por per tjeret jo kurse ajo cfar zoti mallerishem na meson qe duke i dashur si per vete dhe per tjeret arrime gjith cfar duam per vete ,cte bejme keshtu zoti i krijoj dhe nderthuri sprovat mrekullit deshirat dobit paqen shpetimin por ne ende nuk po e kuptojme dhe pa njohuri polimizojme duke nxjerre ne pah te metat dhe gabimet njerzore qe nuk kan asnje fryt pozitiv vec negative ,por njerzit e zgjuar te verteten e kan pranuar pa dyshime dhe nuk kan polemizuar shum por kan ndjekur gjithnje te drejten hakun ullzimin e zotit dhe kan pasur gjithnje sukses e keqa ka heshtur [padrejtesite ]dhe e mira drejta dobia ka marr dhen meshira dhe zgjilljet kan qe prezent keto jan provuar gjat historise njerzore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *