• |
ide | kryesore

Reuters zgjedh foton e Dolores O’Riordan në Tiranë për vdekjen e saj

Paparazzi



Ka pushtuar mediat ndërkombëtare vdekja e papritur e Dolores O’Riordan, vokalistes së grupit legjendar irlandez “The Cranberries. Ajo u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare pas problemeve me zemrën. Janë të shumtë ata që e mbajnë mend koncertin e saj në Tiranë në 13 qershor 2007.

O’Riordan performoi si pjesë e turneut “Living Room Show” dhe këndoi në stadiumin “Selman Stërmasi”. Agjencia e lajmeve Reuters e ka përzgjedhur fotografinë e fotografit shqiptar Arben Celi nga koncerti i saj në Tiranë në shkrimin për këngëtaren. Më poshtë video nga koncerti i “The Cranberies” në Tiranë. 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *