• |
ide | kryesore

Vëzhgim/ Pse Rama po tallet me Armando Dukën?

Kryesore, Lajme



Në rrethet e futbollit Edi Rama po sillet si në botën e çudirave. I shfaqur sor përkrah Armando Dukës që do të konkurojë në 7 shkurt për postin e kreut të FSHF- përballë Bashkim Finos, kryeministri ka mohuar çdo implikim në garën për presidentin e futbollit. Duke marrë pjesë në inagurimin e punimeve të selisë së re të federatës Rama iu përgjigj gjysëm me ironi dhe gjysëm me indiferencë gazetarëve që e pyetën për këtë çështje: “Ju lutem mos më ngatërroni mua me zgjedhjen e presidentit”.

Pra mesazhi që ai dha mes njerëzve të futbollit është se ai nuk do të ndikojë në këtë garë. Pak a shumë të njëtin sinjal ai i ka dërguar edhe Armando Dukës me anë të miqve të përbashkët biznesmenë: “Unë jam neutral në këtë sfidë dhe nuk kam ndërmend të ndërhyj”.

Kryeministri, Edi Rama dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, gjate nje ceremonie ku eshte inaguruar nisja e punimeve per zyrat e reja te FSHF, qe do te ngrihen ne zonen e ish kompleksit “Dinamo”.

Por ndryshe nga sa kryeministri flet me gojë, mesazhet në terren janë të tjera. Rivali i tij jo vetëm është një eksponent i lartë i PS-së, ai jo vetëm ka qenë kryeministër i kësaj partie, por ai edhe po mështetet nga strukturat socialiste për konkurimin e 7 shkurtit. Kandidatura e Bashkim Finos, u mbështet nga Bashkia socialiste e Lushnjes, për të po bën fushatë hapur edhe publikisht një tjetrë deputet i PS, Erion Braçe. Dhe sikur kjo mos majftonte janë të gjitha sinjalet se njerëzit në teren do të shfrytëzojnë fjalën dhe imazhin e Ramës për të kërkuar votën e 66 anëtarëve të asamblesë së futbollit (shumica e të cilëve për më tepër vijnë në atë asamble si pasojë e bashkive që i përkasin PS-së).

Por nëse Rama e merr vesh se fushata po bëhet me siglën e PS, se për të kthyer votën e asambleistëve do përdoret emri i tij, a ka kuptim neutraliteti dhe mosndërhyrja e tij?

Eshtë kjo dilemë që i shnëdrron në nul premtimet për asnjëanësi. Më shumë sesa një angazhim i thënë sot përkrah Dukës premtimi për “mos ngatërrim me zgjedhjen e presidentit” është thjeshtë një tallje që nuk e beson askush.

Madje as vetë Armando Duka që i është premtuar kjo gjë. Pavarësisht se ai ka rrefuzuar ta implikojë Ramën për arsye pragmatike (votash) duke thënë se kandidatura e Finos sponsorizohet nga një grup miqsh, ai është i vetëdijshëm se këtë herë nuk po garon me “Partizanin” por me Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

©Lapsi.al 

 



3 Comments

  1. Shume pyetje e pakuptimte.Rama tallet me te gjithe,bile edhe me teper me rilindasit e vet.A nuk e pate si u tall,para se te publikonte listen e deputeteve,po ashtu kur shpalli listen e qeverise se dyte,kur shpalli se kanabis nuk ka me ne Shqiperi,bile e thote akoma edhe sot,nderkohe,vuuuu gomonet ne Itali,tallet kur thote se ka rritje ekonomike,rritje pagash rritje pensionesh,por nuk i shihni ju.Prandaj dhe quhet ,kryeministri tallexhi-tallavaxhi-Bile ai tallet edhe me qeverine e vet,e telendisi duke e cuar lart-e poshte,per te bere gjoja mbledhjet e qeverise,si ata endacaket qe nuk kane shtepi (Kryemistri,me gjithe ate salle qe e ka llangarosur,simbas stilit-tallu me te gjithe.)Te kujton Tarzanin,e filmit qe lakuriq,vinte verdalle xhunglave,dhe merresh vetem me egersirat,bile dhe ato,ja kishin friken.

  2. Me inagurimin e godines apo kompleksit te ri prej rreth 8 milion eurosh u pa qarte se Duka nuk do te jete me kryetar i Fshf-s.
    Duket sikur ka nje marreveshje midis paleve (Duka-Rama) dhe problemi i fundit qe zgjidhen bashke ishin milionat e investuara.Pra kerkesa e fundit e Dukes mund te kete qene inagurimi apo me sakte “tenderimi” i super shtepise te futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *