Publikohen të tjera pamje të grabitësit të filialit të bankës brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë. Video më poshtë është publikuar nga Panorama. Aty shihet autori ende i paidentifikuar i cili largohet përmes një rrugice në zonën ku ndodhi ngjarja.
Në njërën dorë ai mban një qesen me paratë e grabitura dhe në tjetrën që e mban në xhep dyshohet se ka armën me të cilën ka kërcënuar punonjësit e bankës. Ai largohet me vrap, teksa shihet qe ka kapele dhe kapuç ne koke. Gjate largimit është shkëmbyer edhe me një zonje e cila nuk ka kuptuar asgjë. Ai arriti të grabisë rreth 5 milionë lekë të vjetra.