• |
ide | kryesore

Zëdhënësja e Komisionit Europian: Nuk ka kompromis me kriteret e anëtarësimit, në prill raportet për secilin vend

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e jashtme, fqinjësinë e mirë, zgjerimin dhe negociatat për anëtarësim, Maja Kocijancic është shprehur për televizionin Scan se viti 2018 përfaqëson një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të bëjë hapa të patjetërsueshëmn drejt rrugëtimit europian. Kocijancic gjithashtu shtoi se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet reformave kyç, atë në drejtësi dhe sundim të ligjit si dhe të drejtat themelore.

Bashkimi Europian është i qartë në pikën se nuk do të bëjë asnjë kompromis me kriteret e anëtarësimit. Çdo progres serioz është i varur nga reformat. Perspektiva europiane vazhdon të udhëheqë transformimin e rajonit, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Europian, çka është më e dukshme se asnjëherë më parë. Në mënyrë që të ruhet ky moment pozitiv në rajon, Komisioni Europian ka vendosur që të adresojë sfidat e secilit vend në mënyrë të detajuar. Strategjia do të miratohet në Shkurt, ndërkohë që në muajin Prilll do të prezantohen raportet e detajuara për secilin vend, ku do të sqarohet edhe niveli i përgatitjes së vendeve të rajonit për t`iu bashkuar unionit” –u shpreh Kocijancic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *