• |
ide | kryesore

Arrestohet polici i rrugores në Tiranë, i mori lekë shoferit

Lajme, Të fundit



Strukturat e Drejtorisë së SHÇBA-së Tiranë arrestuan efektivin e Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet Arjan Meça, me detyrë trup shërbimi në Sektorin Inter-urban.

Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues mjeti.

Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected].



1 Comment

  1. Bravo qeverise, per punen qe po ben kunder korrupsionit qe u be pjese e jetes ne shqiperi keta 25 vjetet e fundit.

    Ne gusht te 2017 bera pushimet ne shqiperi. E bej cdo vit rrugen e pazhit nga elbasani per ne durres ose vlore, hera e pare qe policia rrugore ne peqin nuk me kerkoi leke ose vuri gjobe per ato justifikimet qe policet gjenin (me shpejtesi ose i ngadalte, me drita te forta ose te shkurtera etj.etj..)

    Kete here policia na pershendeti dhe na uroi rruge te mbare. Ishte nje kenaqsi qe e perjetuam ate gje ne shqiperi “per here te pare”.
    I urojme qeverise pune te mbare, sepse ne shqiperi eshte shume per tu bere (harrojeni opoziten sepse ata jane vetem per te shkaterruar shtetin), p.sh me trafikun dhe parkimin neper qytete duhet ndryshuar shume. Nje pjese e qytetareve akoma sillen si kafshet, pa rrespekt per njeri -tjetrin dhe nuk njohin rregullat trafikore. Mos horrojme se qeveria pa ndihmen e qytetarevet nuk ben dot shtet. Dite te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *