• |
ide | kryesore

Kryhet autopsia, në trupin e Ivanoviç u gjetën 6 predha

Lajme, Të fundit



Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviç, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar. Kështu raportojnë mediat në Prishtinë. Sipas tyre në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.

Autopsia është kryer nga mjekët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës. Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.

Deri më tani s’ka asnjë të dhënë për autorët e krimit që pritet të tensionojë raportet Serbi-Kosovë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *