• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në Bulqizë

Lajme



Shpërthimet me tritol nuk kanë të ndalur në këto ditë të para të vitit të ri. Mbrëmë raportohet se një automjet në Fushë-Bulqizë është shpërthyer me tritol.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, rreth orës 23:10, në vendin e quajtur “Pishat”, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë plasëse automjetit tip “Land Rover”, në pronësi të shtetasit A.Sh., 41 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme të vogla materiale të mjetit, në pjesën e parme të tij, sqaron Policia.

Sipas deklarimeve të A.Sh., ky automjet ka qenë i parkuar prej disa ditësh në anë të rrugës, pasi nuk ishte në gjendje të rregullt teknike.

Pritet që ekspertët xhenier të përcaktojnë llojin e lëndës plasëse. Ndërkohë, një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *