• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Belgjikë, gjenden 2 të vdekur nën rrënoja (VIDEO)

Planet



Një kompleks pallatesh është shembur për shkak të një shpërthimi në Anvers të Belgjikës. Dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shtatë persona u nxorën të gjallë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë. Skuadrat e ndihmës së shpejtë kanë punuar gjatë gjithë natës në kërkim të të mbijetuarve. Policia ka bërë të ditur se dy persona që munguan në apel janë gjetur të pajetë nën rrënoja.

PËRJASHTOHET PISTA E TERRORIZMIT
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë por policia e Anversës është nxituar pas ngjarjes të përjashtojë një skenar sulmi terrorist. Dyshohet për një rrjedhje gazi.

Shpërthimi, që ndodhi rreth orës 21:30 të së hënës ka prekur tre pallate në zonën e Paardenmarkt, një lagje shumë e frekuentuar nga studentët. Në katin e parë të një prej ndërtesave ishte një piceri italiane “Primavera”. Shpërthimi mund të ketë nisur pikërisht nga kuzhina e restorantit.

Belgjike 3 Belgjike 5



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *