• |
ide | kryesore

Shpëtim Idrizi akuza të forta Ramës: Enver Hoxha i harroi çamët, ju po i tradhtoni

Lajme, Të fundit



Shpëtim Idrizi i mbetur jashtë parlamentit, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë ‘Rama’ lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë. Sipas tij qeveria shqiptare po anashkalon cështjen came. Idrizi hodhi akuza edhe për tradhti, njësoj sic bëri Enver Hoxha, i cili sipas tij i dënoi camët me harresë. Deklaratat ai i bëri në ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit të Shoqatës ‘Çamëria’.

“Ne duhet dhe mund ta gjejmë udhën tonë. Enver Hoxha i dënoi me harresë çamët, të tjerët e dënuan me tradhti. Flisnin në tribuna për votat, por natën bënin marrëveshje me grekët për ta groposur çështjen çame. Ne jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesë, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Çamërinë. Dikur greku përdorte bandat, sot politikanët tanë me dy fytyra për marrëveshje. Problemet me fqinjët nuk i krijuam ne, por ata janë gjithmonë problemi. Nuk dihet a është marrëveshja zgjidhja e problemit. Nuk e di, këto koka të mëdha si do të përballen me kujtesën e kombit”, tha Idrizi.



4 Comments

  1. Ame kontrata, mareveshje me PSne. rilindase..Se ne dole parti e CAMEVE, por perfundove nje sythke i RAMRS. Cfaare do qe te thuash , nuk te beson me njeri ,apo CAM, Ti SHPETIM IDRIZI e thueve ne mes idealin e camerise e allishverishet e tua politike me RAMEN, e tashti MBAJE,,,, Kujane CAMET patriote e demokrate,,,I SHQYEVE.

    1. askush smund te injoroj perfaqesuesit cam dhe kujtuesit apo ndjekesit e ceshtjes shqiptare vecse nje armik i betuar shqiptare mund te jete minoritare me detyre per te ngaterruar apo akuzuar percare shqiptaret apo shqiptare i papjekur por shqiptare me mend ne koke nuk flet kete gjuh por ne finale shqiptaret din si te mobilizohen dhe ne unitet mendimi dhe veprimi me urtesi te japin goditje ne cdo forme qe duhet atyre qe e meritojne persa i perket ceshtjes kombetare ,tashme duke se furtuana sapo ka filluar nga cdo ane me kafshimet pirateske ndaj kombi shqiptare mjer per te gjith ato qe angazhohen ne padrejtesi ,sepse padrejtesia pacmangeshem godet me cmimin e saje e ndjek te padrejtin ngado si hije deri sa ta kapin por pacmangeshem e godet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *