• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Hedhësi i gjyles godet për vdekje arbitrin

Sport



Ndonjëherë një moment shpërqendrimi është i mjaftueshëm për të ndodhur një tragjedi. Një gjë e tillë ka ndodhur në Pragë, në Republikën Çeke gjatë një gare në hedhjen e gjyles së të rinjve çekë.

Një gjyqtar humbi jetën pasi u godit nga gjylja e një të riu garues. Gjylja e hedhur ka goditur gjoksin e gjyqtarit. Ky i fundit nuk e kishte vënë re që gara po vijonte dhe u fut në zonën e hedhjes së gjyleve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Edhe në vitin 2012, në Dyseldorf, një tjetër gjyqtar 74-vjeçar, Dieter Strak, u qëllua për vdekje në arteriet karotide nga një 15- vjeçar. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Dy vjet më vonë, në SHBA, gjatë një gare në hedhjen e çekiçit gjyqtari 75-vjeçar Duglas Koban u godit nga një peshë prej 15.8 kilogramë.

Në vitin 2010, në Talin (Estoni) humbi jetën Edgar Avik, një gjyqtar 77-vjeçar. Era shmangu trajektoren e shtizës dhe arbitri u plagos në kokë, duke ndërruar jetë pas tri javësh në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *