• |
ide | kryesore

Trajneri dhe bashkeshorti i Romelës: Dopingu, “lojë” e ndërkombëtarëve

Sport



Peshëngritësja Romela Begaj rrezikon medaljen e artë që mori në Kampionatin Botëror të mbajtur në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo ka rezultuar pozitive në testin antidoping.

Trajneri i peshëngritëses, Gazmend Hakcani, njëherësh edhe bashkëshorti i saj thotë se Romela nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe se do të zhvillojë edhe testin B.

“Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombëtarët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B” – deklaroi Hakcani.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistanit. Në atë kohë ajo u pezullua për 2 vjet. Tani Begaj rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim përjetë nga sporti.



2 Comments

  1. Po ca trajner leshi eshte ky, ne jeten e vete seshte marre kurre me sport. Shyqyr qe ka gruan qe po bene leke nga sporti dhe po ha buke ky. ky sportin e shikon vetem te llotoja ne ane te prrojit , te lavazhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *