• |
ide | kryesore

Vrasja e Ivanoviç dhe plani sekret i Serbisë për të shkaktuar trazira në Kosovë

Lajme, Të fundit



Ditën e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, televizioni shtetëror RTK publikon një studim të Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare që flet për trazira që po planifikon Serbia në Kosovë gjatë vitit 2018.

Më poshtë shkrimi i plotë

Sipas disa informacioneve që kemi siguruar si IKSN nga burime mirë të informuara, sigurimi shtetëror në Serbi ka themeluar një njësi të veçantë të quajtur (UJQIT), e cila do të realizojë një plan sekret operativ, ku do të organizohen aktivitete të dhunshme (trazira ndëretnike) në Kosovë.

Këto burime më tej sqarojnë se ky njësit është i themeluar enkas për këtë plan sekret operativ, me ç’rast janë përzgjedhur zyrtarë elitar nga shërbimi inteligjent ushtarak si dhe ai policor. Ky plan operativ quhet “TOKA E SHEJTE” dhe do të udhëhiqet nga zyrtari i lartë Zoran Strakoviç me pseudonimin (Zoki) i cili është nga fshati Zaskok- komuna e Ferizajt, dhe i cili paralufte si dhe gjatë luftës ishte udhëheqës i lartë i sigurimit shtetëror serb, deri në largimin e forcave serbe nga Kosova. Aktualisht ai jeton në Beograd.

Sipas këtyre burimeve ky njësit bazën kryesore e ka në Nish të Serbisë, por operon në gjithë territorin e Kosovës, ku dyshohet se ka 8 qendra të tjera. Ky njësit ka të angazhuar gjithsej 22 agjentë në bazën kryesore në Nish, të cilët edhe në të kaluarën kanë qenë pjesë e strukturave serbe të sigurisë si ato ushtarake po ashtu edhe ato policore.

Ndërsa në Kosovë ka edhe 8 agjentë të tjerë të cilët udhëheqin me qendrat në RKS. Këta agjentë janë nga komuniteti serb dhe jetojnë në Kosovë. Më tej këto burime tregojnë se këto 8 qendra kanë gjithsej rreth 154 bashkëpunëtor të cilët janë serb dhe jo serb, por të cilët veprojnë në gjithë territorin e RKS. Po ashtu këto burime thonë se për këtë plan operativ janë siguruar rreth 20 milionë euro.

Sipas këtyre informacioneve dyshohet se këto persona kanë për obligim organizimin e aktiviteteve të dhunshme ndaj minoriteteve serbe në enklava apo mjedise të tjera ku aktualisht veprojnë qytetarë të komunitetit serb.

Dyshohet se nga këto aktivitete dhune, ata pretendojnë se do të ndryshojë situata e sigurisë dhe kështu jeta e serbeve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë do të jetë e rrezikuar, Nga ajo situatë e krijuar qeveria serbe do të kërkojë ndërprerjen e dialogut me Kosovën dhe do të kërkojë nga faktori ndërkombëtar, riorganizim të funksionalizimit të institucioneve të cilat iu takojnë serbëve, kështu duke siguruar jetët e tyre nga nacionalistet shqiptar të rebeluar e të cilët tani janë edhe duke udhëhequr me Kosovën.

Këto burime janë informuar se qeveria serbe do të dalë me këto kërkesa ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë së Kosovës në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut:

1. Të themelohet një dhomë e parlamentit për komunitetin serb i cili do të vendoset në Graçanicë për arsye sigurie të përfaqësuesve serb,

2. Të zhvendoset kanali 2 i RTK-së në Graçanicë për arsye sigurie dhe të jetë i pavarur nga RTK,

3.Të krijohet drejtoria e policëve serb në kuadër të PK, e cila do të udhëheq me zyrtarët policor serb, dhe të ketë një zv/komandant të PK nga komuniteti serb i cili ka mandat të pavarur në udhëheqjen e policëve serb.

4. Të krijohet batalioni i komunitetit serb brenda FSK i cili do të jetë në veri të Mitrovicës, e cila do të komandohet nga një komandant serb, dhe të emërohet zv/komandanti i përgjithshëm i FSK-së nga komuniteti serb

5. Të krijohet një njësi e veçantë e serbëve në AKI dhe pozita e zv/drejtorit t’i takojë komunitetit serb

6. Të krijohet një njësi e veçantë e policëve serb si pjesë e PK dhe KFOR-it për sigurimin e trashëgimisë serbe si manastiret dhe kishat etj.

Ky njësit po ashtu do të ndihmojë edhe gjykatën speciale në grumbullimin e informacioneve për krimet të cilat i ka shkaktuar UÇK, pas luftës dhe gjatë luftës në civilët serb si dhe atyre shqiptarë të cilët ishin lojal ndaj qeverisjes serbe deri më 8 qershor 1999.

Me këtë rast vlen të theksohet se ditëve të fundit kanë filluar të riorganizohen edhe pjesëtarët e të ashtuquajturës AKSH, sidomos në Besianë (Podujevë), Artan (Novobërrd) dhe Kamenicë e Gjilan.



1 Comment

  1. a mund te rralizohen endrra serbe ,kurrsesi ,keto po deshtojne qartazi ,po ku e gjeten kete shpikje duke vrar veten te ,mund te triumfojne ndaj tjetrit kesaj i thone o i vdekur cohu dhe ha nje pule te pjekur ,,keshtu eshte ceshtja politikave intrigave trusnive korrupsionit mashtrimit ,mendojne se mund te sfidojne te verteten zotin e gjithesise ligjet e tije ,o budallenj ,po zoti mallerishe para se te percaktojne krijimin e ka detajuar gjithcka me precizion prefekt qe ne cdo shkalle zhvillimi si per drejtesin si per padrejtesin me gjith elemetet formuse gjat zhvillimit vet pasqyrojne ,cilesit e paracaktuara ku padrejtesise i caktoj negativitet dhe ndeshkim ndjekesve te saje ,kurse drejtesise pozitivitet dhe i caktoj pozitivitet sukses shperblim keta mendojne se duke bere padrejtesi me te do triumfojne dhe gjeten shpikjen vra veten dhe akuzo tjetrin ,zoterinje cfardo shpikje te beni padrejtesia deshton dhe ndeshkohet nese nuk bindeni me arsye do bindeni me humbje llimbje,sot per kohen dhe teknologjine moniturohet gjithcka lehte dhe shpejt ,fakti behet prezent ,duke ju lene deshtimin ne dore turp i mall ,po kujt mund tia mbushni mendjen qe padrejtesia eshte drejtesi e keqa e mire ,fatkeqesi per kombin serb qe ka marrur rrokullisjen drejt shkatrrimit ne cdo pikpamje dhe nuk e kupton ,1 a nuk po e kuptoni qe zoti po ju pakson ne lindeshmeri kete e ka pohuar vet irenji ,a nuk e kuptoni perse po zhdukeni ,ja cfar thot profeti fundit i njerzimit ,nese ju vlen ndonje e mire falnderoni allahun sepse e keni nga allahu ,nese ju vjen ndonje e keqe e keni nga vetet e juja,,nuk logjikoni,pa shikoni ne vete deshironi tu beje dikush padrejtesi ,sigurisht qe jo dhe padrejtesine e urrejn te gjith sepse i din cilesit e saje ,po mendoni se duke ju bere padrejtesi tjereve tjeret do ju rrespektojne duan ndihmojne jo padrejtesin e urrejne te padrejtit i urren dhe mallkon zoti dhe cdo gjallese ,ku e keni fuqin kur i gjithfuqishmi e urren dhe ndeshkon padrejtesine ,po ashtu dhe gjith gjinia njerzore ,ju po eklipsoni urrejtjen e tjereve ndaj jush vor dhe veprimet e duhura per tiu ndalur hovin sepse askush nuk pranon kosto nga askush ,i ftoj bashkombasit e mije ne organizim mendimi dhe veprimi ne unitet si nje trup i vetem te angazhohen ,me intensitet aktiv panderprerje ne dobine kombetare qofte dhe me nje fjale te mire me urtesine me te malle sepse nje fjale e duhur ne momentin e duhur ka efekt pozitiv mes shume se nje beteje e pergjakeshme ne terren me kosto dhe humbje e para eshte beteja politike ligjore sencibilizuese duke ti fitojme keto beteja sepse jemi me te drejten dhe te drejten e don dhe mbron krijuesi saje por e don dhe gjith njerzija sepse u krijuam me te dhe keshtu eklipsojme perkrahje fuqi, ,kete e kemi te lehte per te qene fitimtar ,te behemi te ndjeshem per te mos lejuar korrupsionin ndaj nesh manipulimin ,te bejme te deshtojne intrigat ,te mos trembemi presionit ,sepse gjitha sukseset sllavet ndaj nesh i kishin permes korrupsionit intriges padrejtesis krimeve te profilizuara se me lufte e dine se digjen ne te ,keshtu qe padrejtesine e kemi te lehte qe ne unitet mendimi dhe veprimi ta bejme te deshtojne ne cdo detaj,ashtu sic e ka percaktuar dhe garantuar dhe vete krijuesi saje ndihmoni vllezer ne ndihme te kombit sepse keni ndihmuar veten tuaj,mesa duket politikanet shqiptare i lane te gjith duke leshuar litarin [leshime dhe pranime per te kuptuar qellimin ,]por tani qe qellimet dualen ne shesh litari u terhoq dhe po zhvlefsohet cdo marrveshje si korrupsion duke i lene gjith te deshtuar ne vet kurthin e tyre kjo eshte urtesia e drejtesise sepse e drejta qendron me larte dhe peshon me shum se padrejtesia sepse e drejta per te gjith eshte e lillur me ekzistencen e jetes ne tok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *