• |
ide | kryesore

Vrasja për parcelat e kanabisit, viktimat jetonin në Belgjikë dhe Greqi

Lajme, Të fundit



Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në Gjorm të Vlorës, policia ka zbardhur të tjera detaje për ngjarjen. Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, ç’ka le të kuptohet se Artion Shenaj ka qëlluar me breshëri ndaj Mariglen Memës.

Në foto është lokali ku ndodhi ekzekutimi me breshëri i Mariglen Memës pas sherrit që pati në të njëjtin vend. Pas sherrit, 31 vjeçari ka marrë një armë tip Kallashikov dhe është kthyer në lokal duke goditur me breshëri mbi trupin e bashkëfshatarit të tij. Më pas është larguar dhe në afërsi të shtëpisë së xhaxhait i ka dhënë fund jetës duke e qëlluar me po të njëjtën armë.

Kjo është shtëpia ku Shanaj vrau veten, i penduar për vrasjen.

Burime nga Policia ka konfirmuar se 35 vjeçari Mema rezultonte me precedent penalë për trafik droge në Greqi ku jetonte prej vitesh.
Mema ishte kthyer për festat e fund vitit dhe do të rikthehej në Greqi. Ndërkohë edhe Shehaj mësohet se ishte me precedentë penalë për një grabitje në Belgjikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *