• |
ide | kryesore

Zbulohen shkaqet e vdekjes së Dolores O’Riordan

Paparazzi, Slider



Pasditen e djeshme morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të këngëtares së njohur, Dolores O’Riordan, njëkohësisht edhe lidere e grupit Cranberriers.

Paçka se kishte një karrierë të suksesshme që i rezitoi ndryshimeve radikale në muzikë vitet e fundit, jeta private e ka qenë gjithmonë me “turbulenca”.

Më parë, këngëtarja kishte treguar se ishte abuzuar seksualisht që në moshë të vogël, 8 vjeçare, dhe kjo e kishte tronditur mjaftueshëm për t’i lënë pasoja në shëndetin mendor.

Kohët e fundit, O’Riordan vuante nga depresioni dhe ç’rregullimet bipolare, paçka se ardhja në jetë e vajzës e kishte ndihmuar të kalonte pasojat e abuzimit seksual.

Në 2011-ën, Dolores humbi të atin, gjë që e rëndoi akoma dhe më shumë shëndetin e saj dhe për “t’i vënë kapakun”, në 2014-ën, artistja u divorcua nga bashkëshorti i saj, Burton, njëkohësisht edhe menaxheri i saj.

Të gjitha këto janë shoqëruar herë pas here edhe me tentative vetvrasjeje e duke i bërë të gjitha këto bashkë, duket se rezultati u dha ditën e djeshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *