• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja/ Koreja e Veriut dërgon një ekip me 230 anëtarë në Lojërat Olimpike të jugut

Planet



Koreja e Veriut ka planifikuar të dërgojë një ekip me 230 anëtarë në Lojërat Olimpike dimërore muajin e ardhshëm, njoftoi media koreano-jugore.

“Gjatë një raundi të dytë të bisedimeve në nivel pune, Pheniani propozoi të dërgojë një delegacion në Lojërat Olimpike dimërore, që do të udhëtojë përmes qytetit kufitar të Kaesong”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap.

Gjithashtu, axhenda përfshin numrin e përfaqësuesve të delegacionit të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike, transportin, kostot, një shfaqje të përbashkët gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave dhe një ekip të unifikuar të hokejit për kategorinë e femrave.

Këto bisedime shihen si një hap i madh drejt ç’tensionimit të situatës në gadishullin Korean. Prej dy vitesh, Koretë nuk kishin asnjëlloj kontakti me njëra-tjetrën, ndërsa veriu kërcënonte me shfarrosjen e vëllezërve jugorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *