• |
ide | kryesore

Detaje/ Zbulohet pronari i makinës që përdorën vrasësit e Ivanoviç

Lajme, Të fundit



Makina ‘Opel Astra’ që u gjet e gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u vra politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, është në pronësi të një serbi me shtetësi të Austrisë, që ka ndërruar jetë.

‘Vecernje Novosti’ ka raportuar se automjeti të cilin autoritetet kosovare kanë konfirmuar se janë duke e ekzaminuar, që dyshohet se u përdor nga vrasësi i ish-deputeti serb të Kuvendit të Kosovës është e regjistruar në pronësi të një personi që është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës njoftoi se në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-inçizimet e kamerave të sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo pranë vendit të ngjarjes.

24 orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, autoritetet kosovare ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serb të Kosovës. Ivanoviç u qëllua për vdekje në gjoks me gjashtë plumba, të martën në mëngjes. Oliver Ivanoviç është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës. Ivanoviç së fundi ka qenë duke u përballur me akt-akuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Gjykata Themelore për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *