• |
ide | kryesore

Flet për herë të parë bashkëshortja e Michael Douglas mbi akuzat e ngacmimit seksual

Paparazzi, Slider



Javën e kaluar aktori i madh i industrisë së filmit Michael Douglas si shumë personazhe të tjerë të famshëm është akuzuar për ngacmim seksual kundrejt një vajze të mitur 30 vite më parë. E prekur nga kjo situatë që nuk e shmangu familjen e saj Catherine Zeta-Jones ka folur për herë të parë për këto akuza false dhe është e lumtur që bashkëshorti i saj i mohoi ato. Para pak ditësh 73-vjeçari mbajti një deklaratë ku hodhi poshtë të gjitha akuzat pa baza dhe fakte. Ai gjithashtu kërkoi që autoritetet përkatëse të nisin hetimet mbi të kaluarën e tij edhe pse kjo nuk është e nevojshme. Michael është i pafajashëm dhe rëndësi ka që familja e tij është e ndërgjegjshme për këtë fakt. Sa i përket Catherine, ajo është shumë e prekur nga kjo çështje dhe ka folur për “The Mirror” duke i dalë në mbrojtje bashkëshortin e saj me të cilin ka 17 vite e martuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *