• |
ide | kryesore

Lubonja: Shqipëria që do Edi Rama, një mashtrim i popullit

Kryesore, Lajme



Nga Fatos Lubonja

Para disa ditësh dëgjova Edi Ramën, që po mbante një fjalim diku nga Rrësheni, ku ngriti në qiell atë që ai e ka quajtur bashkëqeverisje me popullin, që realizohet nëpërmjet portalit shqipëriaqëduam.al. Aty mësova se këtë “institucion” të ri, që deri dje e drejtonte Saimir Tahiri, tani e kryesoka ish drejtoresha e doganës, Erisa Spiropali, e cila, ashtu si Tahiri, është hequr nga administrata, sipas fjalëve të Ramës, sepse ka pasur performancë të lartë në punë dhe kjo e ka bërë më të vyer për punën në parti. Ajo që më mbeti nga fjala e Spiropalit, ishte pohimi se ende nuk e kemi pastruar plotësisht administratën nga njerëzit e tepsisë. Kurse, nga fjalët e Ramës më mbeti përsëritja dhe stërpërsëritja e asaj se, nëpërmjet shqipëriaqëduam.al, qytetari jo vetëm që zgjidh një problem që ka me administratën shqiptare (në 1600 ankesa sipas Kryeministrit janë zgjidhur 1400), por qytetari, gjithashtu ndien se ka një pushtet të madh sepse mund ta pushojë nga puna një x administrator, që i është bërë pengesë mirëqeverisjes për shkak korrupsioni apo paaftësie.

Siç merret me mend, pjesë e pandarë e fjalimit të gjatë të Edi Ramës qenë edhe sharjet dhe qesëndisjet ndaj atyre që e kanë kritikuar këtë lloj metode qeverisjeje, të cilët, siç ripërsëriti ai, s’dinë të bëjnë punë tjetër në jetë.

Personalisht, bëj pjesë ndër ata qytetarë, që e ka qesëndisur këtë metodë sepse nuk mendoj se Shqipëria që duam mund të ndërtohet kësisoj; madje, edhe më keq akoma: kam shkruar se këto praktika nuk janë tjetër gjë, veçse një formë e mashtrimit dhe keqpërdorimit të popullit për qëllime krejt të tjera nga mirëqeverisja e tij. Janë metoda që të kujtojnë kohën e Hoxhës, i cili në fundvitet ‘60, duke imituar Maon e Revolucionit Kulturor, doli me parullën, “Kur flet klasa, nuk flet burokracia” e me politikat e fletërrufeve, që në thelb synonin dobësimin e pushtetit të institucioneve të shtetit dhe zëvendësimin të tyre me kultin e udhëheqësit të pagabueshëm që mban lidhje direkt me popullin. Meqenëse ky mund t’u dukej lexuesve si një shembull i tepruar, kam sjellë edhe atë të një gjysmë demokracie, si Venezuela e Çavesit, ku ky delirant i sëmurë kishte hapur një program të vetin televiziv, nëpërmjet të cilit merrte telefonata nga populli dhe, me demek, u zgjidhte direkt njerëzve hallet që kishin, ndërkohë që keqtrajtonte opozitën dhe çdo zë kundërshtar.

Duke dëgjuar fjalën e Edi Ramës, i cili atë që normalisht duhet të funksionojë si një zyrë ankesash pranë çdo institucioni, kërkon ta quajë bashkëqeverisje me popullin, nuk mund të mos ngresh disa pyetje: Përse u dashkan atëherë mediat, që kanë detyrë, pikërisht të investigojnë të bërat dhe të pabërat e pushtetit dhe të kërkojnë llogari? Pse duhen institucione të tilla si opozita? Po një organ si Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka për detyrë të konstatojë shkeljet e abuzimet administratorëve, përse duhet? Mund të shkoja gjatë me pyetje të tilla, që do të përfundonin edhe me pyetjen: po pse duhet fare Parlamenti, që supozohet se duhet të kontrollojë e miratojë punët e qeverisë, kur të gjithë këta institucione mund t’i zëvendësojë portali i Spiropalit, shqipëriaqëduam.al?

Në fakt, po të bashkosh fjalën e Spiropalit me atë të Ramës, del qartë se ç’është shqipëriaqëduam.al. Ata na thonë: ne e identifikojmë veten me interesin e popullit dhe, me ndihmën e zërit të tij që seleksionojmë në shqipëriaqëduam.al, do ta pastrojmë tepsinë nga çdo trup i huaj që është kundër nesh. Pra, në fakt, kemi të bëjmë me shqipëriaqëdoedirama.al.

Megjithatë, për të provuar këtë portal, unë, si qytetar shqiptar, po i drejtoj atij publikisht një ankesë. U njoha këto ditë me vendimin e Gjykatës së Strasburgut lidhur me prishjen e pallatit në Vlorë. Rezultojnë mashtrime publike për qëllimin e prishjes së pallatit, shpronësime banditeske, shkelje të të drejtave të njeriut me rrethime policeske të pronave private, moszbatim i vendimit të gjykatave nëpërmjet kapjes së Gjykatës së Lartë, çfarë s’kishte në atë vendim për metodat Rama të qeverisjes– përpos shumës së majme prej 13 milionë euro, që do t’u hiqen xhepave të shqiptarëve nga këto metoda. Dhe, fatkeqësisht, ky nuk është rast i izoluar. Një dokument i paradokohshëm tregon se ish ministri i Drejtësisë, Vasili, i është drejtuar Edi Ramës me shqetësimin se, për shkak të këtyre metodave banditeske të qeverisjes, sipas Avokates së Shtetit, ne rrezikohemi që gjykatat ndërkombëtare të na ngarkojnë 2 miliardë euro dëmshpërblim. Tani, më falni ju të shqipëriaqëdoedirama.al, por kjo është katastrofike në krahasim me vonesën e dhënies së çertifikatës një qytetari për çka, ju, në bashkëqeverisje me popullin, vendosni shkarkimin nga puna të një punonjësi të hipotekës.

Pyetja ime është: çfarë do bëni ju, në bashkëqeverisje me popullin, për këto raste skandaloze? A do të pushohet kush nga puna, a do të paguajë kush dëmin material që është shkaktuar, a do t’i dërgohet kush Prokurorisë dhe Gjykatës? /panorama.al/



12 Comments

  1. Respekte per kejt anali istat edhe opinjonjistat qi duen t miren e popllit t vafer qi duhet t perparoj.Ju qi jeni lobusat e qadres futuni t paret ksaj rradhe m qader .

    1. anonimus me mir ne qader se ne qenef negjmije ku ka dhjer stalini e ju ka lindur nena momster parti negjmija.krymb qenefi linde tek enveri krymb plak po vdes por prap ne te njejtin qenef.

  2. Chavez ishte ideolog i majte qe besonte ne idete e tij socjale Lubonja qofshin dhe gabim, kurse ky eshte kopjac. Ky kopjon sa nga te majtet aq nga fashistet, nga populistet e djathte e nga cdo tjeter qe permbush qellimin e tij te vetem. Propaganden. Nga Chavez perfituan shtresat e varfera kurse nga ky vetem miqte e tij. Ky kundervihet mediave si Trump, hap faqe te tilla si populist i majte, ndjek politike te djathte kapitaliste me shume se kapitalistet vete, fut ne burg njerez te thjeshte per drita si fashist se do te bej shtet me burgimin e fukrenjve, dhe le te lulezoj droga e krimi ca me tritol e ca me pisqolle. Ky eshte dhe i forte dhe frikacak. Ky eshte misherimi i paradoksit Lubonja.

    1. i pa emer-por me pall te metes e ngjal lalzi ne goj.si nuk ke pak tru. te te quajn bastard e kokpalare dhe e bet president meten .pse han kaq shum pernjeher ,monstra enver,drakulla braho e negjmija kan per ju mut e lesh kurdoher.

    2. patatapa -po ti ke kopjon roshin,ramen,doshin,prengen,shullazin,tahirin,habilajt,balilin,xhelilin apo qenefin negjmije.

  3. Zoti patapata ja ke fajt si kau pels or taj.Thjesht per te qene te ndershem me te verteten duhet thene se edi ,saliu,luli,iliri,mona ,ljubja,andi ,krejt anal istat dhe opinionistat jane vecse kukulla ne dore te biznesmeneve kapitaliste. Muhabetet e tjera gjoja per ideologji ose bindje te elites politiko mediatiko ekonomike jane karlliqe falas .

    1. i paemer. Te thuash qe te gjithe politika, analistet, mediat, jane vecse kukulla te njejta nuk eshte e vertete, por dhe po te ishte e vertete permendja e tyre ne kete kontekst te kritikes se bemave te Rames, do te sherbente vetem per te humbur imazhin e Rames duke e reflektuar jo ne pasqyre parimesh morale por ne mocal personazhesh. Ketu hyn ndershmeria.

  4. Ari je nje qelbesire dhe mi haleje qe lepin koken e ngjalave te gjithe antareve te partise aleate tuaj te lsi. Rama e ka te sigurt fitoren edhe me 2021 ,derisa shqupi perfaqesohet nga kokeloqe si Ari.

  5. Ed ziu shyqyr qe arriti te fuse thonjte ne politike se deri ne nje pike te jetes se tij ishte nje zorraxhi dekadent i droguar pa prespektive. Cdo gje qe ben ne politike reflekton jo vetem paaftesine e tij ne kete fushe, por gjithashtu edhe faktin se ate pozicion qe ka e ka fale mashtrimeve dhe dredhive qe ka thene e bere, dhe jo fale merites se mirefillte.

  6. Problemi o Tos, toss salad , eshte qe : a hyn ti,Andi ,sSkulloket,rakipet,zhejet ne termin “qytetar”? Te jesh qytetar do te thote te zbatosh ligjet e vendit, te jesh i kulturuar dhe te sillesh ne te njejten menyre! Por cfare beni ju te vetquajtur analista? Me nje shqipe fyese denigroni cdo gje qe eshte kunder Bossi-t tuaj! A e dini kush eshte shefi juaj qe ju i sherbeni me perulesi?! A e dini ju qe paguheni me para gjaku dhe droge?

  7. O KOMENTES, O GRINDAVECE, A keni buke ne shtepi, a punoni e sa fitoni? a ju ze gripi e si iruheni, A i paguajn taksat, A i shohin cmimet, A po genjehen cdo dite nga mashtruesit e dalin e mbrojne shtypijen, dhunen shteterore, Perse jemi kaqe ofendues me njeri tjtrin, e kur duhet qe se bashku te luftojme te keqene madhe qe na ka zene. Mos rrini indiferente, por nese jetoni me kohen e realitetin, te behemi edhene popullme dinjitet, me qeveri dinjitoze. LARG MASHTRUESIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *