• |
ide | kryesore

Mjekët zbulojnë 3 pozicionet më të rrezikshme të seksit…

Stil



Misionari është pozicioni i dytë më i rrezikshëm i seksit, kanë zbuluar mjekët. Në një studim të ri, të botuar në Journal of Impotence Research, ekspertët shqyrtuan “marrëdhënien ndërmjet pozicionit seksual dhe rrezikshmërisë së frakturës penile” në marrëdhëniet heteroseksuale. Ata pastaj kategorizuan pozicione të ndryshme seksuale sipas të cilave përbënin më shumë rrezik për burrat. Më i rrezikshmi rezultoi “doggy style”, i cili shkakton 41 për qind të thyerjeve të penisit, zbuloi studimi.

Doggy Style
Misionari ishte kërcënimi i dytë, duke shkaktuar 25 për qind të rasteve të thyerjes së penisit, i ndjekur nga pozicioni seksual me gruan përsipër.

Misionari
Hulumtimi vjen pas një studimi të kohëve të fundit i cili shikonte pozicionet e preferuara të seksit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuloi se, ndërsa më e rrezikshmja, “doggy style” është gjithashtu më i popullarizuari në mesin e britanikëve seksualisht aktiv, me një në katër vetë duke e cituar atë si pozicionin e tyre të preferuar të të gjitha kohërave. Ata mblodhën të dhëna duke ekzaminuar 90 pacientë të cilët ishin diagnostikuar me fraktura penile dhe më pas kanë vlerësuar rreziqet e pozicioneve të ndryshme të seksit duke analizuar mekanizmat e dëmtimit të secilit individ. Pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare prej 39 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *