• |
ide | kryesore

Sharon Stone flet për abuzimet seksuale ‘Kam parë gjithçka’

Paparazzi, Slider



Sharon Stone është përfshirë në grupin e femrave, që kanë rrëfyer se kanë qenë viktima të keqtrajtimit seksual në të kaluarën, ndërsa aktorja e famshme ka thënë se gjatë karrierës së saj të gjatë ka parë gjithçka në Hollywood.

Gjatë një interviste për CBS, 59-vjeçarja ka treguar për ngritjen e saj në karrierë pa mbrojtjen e askujt.

Kur është pyetur rreth abuzimeve seksuale, ylli i “Basic Instinct” ka thënë, se edhe ajo ka qenë njëra prej viktimave, por çuditërisht këtë e ka thënë duke qeshur.

“Në këtë punë jam prej 40 vitesh. A mund ta mendoni atë punë, kur kam hyrë para 40 vitesh? Për pamjen e atëhershme, nga Pennsylvania? Nuk kam pasur mbrojtje. Kam parë gjithçka”, ka thënë aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *